Prokuroria dërgon për gjykim deputetin e PD-së Astrit Veliaj

May 2, 2015 | 13:08
SHPËRNDAJE

Prokuroria e Pergjithshme ka derguar per gjykim dosjen hetimore ndaj deputetit te PD Astrit Veliaj.

Deputeti i PD Astrir Veliaj

Deputeti Veliaj u mor i pandehur nga Prokuroria e Përgjithshme në shtator të vitit të kaluar pas dy kallëzimeve penale të kryera për ndërtimin pa leje të universitetit nën pronësinë e kompanisë së tij UFO sh.p.k në qytetin e Fierit.

Veliaj, i zgjedhur në qarkun e Beratit në listën e Partisë Demokratike, është përfaqësues ligjor i subjektit UFO Sh.P.K, i njohur për ndërtesat e stilit neoklasik të Albanian University në disa qytete të Shqipërisë. Sipas Prokurorisë, një qytetare nga Fieri denoncoi fillimisht këtë subjekt tregtar për ndërtim të paligjshme në pronën e saj të një ndërtese 4 dhe 6 kate me një sipërfaqe prej 11 mijë metrash katrore. 

Bashkia e Fierit, ka konfirmuar se nuk ka dhënë asnjë leje për ndërtim në këtë zonë. Prokuroria zbuloi më vonë se ndërtesa pa leje ka zënë edhe një hapësirë, e cila gjendej në inventarin e pronave të paluajtëshme të Ministrisë së Brendshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura