Prokurori i Hagës: Rekord dëshmish kundër Mlladiç

Jun 2, 2011 | 9:12

Ratko Mlladiç mund të gjykohet njëkohësisht me Radovan Karaxhiçin, gjykimi i të cilit ka nisur 18 muaj më parë, por kjo do të vononte edhe gjyqin kundër bashkëpunëtorit të tij më të ngushte gjatë luftës së Bosnjës, pasi, në gjykimin kundër Mlladiçit, do të ketë një “mal” me dëshmitarë.Kryeprokurori i Hagës, Serge Bramertz, pranoi se autoritete serbe janë vonuar shumë për arrestimin e Mlladiçit. “Gjashtëmbëdhjetë vjet janë një kohë e gjatë për të pritur për drejtësinë. Ai mund të ishte arrestuar 16 vjet më parë dhe kjo do të kishte qenë një zgjidhje e mirë”, theksoi Bramertz. Prokurori tha se në gjyqin kundër Mlladiçit do të ketë shumë më tepër dëshmitarë, sesa në gjyqin kundër Radovan Karaxhiçit, liderit të serbëve të Bosnjës, i cili u arrestua në vitin 2008. Sipas Bramertz, gjykimi i Mlladiçit mund të zgjasë deri në vitin 2014, kur Gjykata e Hagës do të jetë pranë mbylljes. Gjyqi i Karaxhiçit, mjeshtri i Mlladiçit, i cili përballet me të njëjtat akuza, ka kaluar 18 muaj dhe prokurorët thanë se kanë shqyrtuar në këtë kohë vetëm një të tretën e rastit të tij. Sipas kryeprokurori, teorikisht është e mundur se Mlladiç dhe Karaxhiç mund të gjykohen së bashku, por nuk përjashtoi as ndarjen e akuzave në gjykime të ndara. Ish-gjenerali serb i Bosnjës nuk ka asnjë nevojë për kujdes të veçantë mjekësor, përveç mjekimit standard për të burgosurit. Mlladiç do të paraqitet të premten në orën 10:00 të mëngjesit, me orën lokale, në gjykatë për t’u njohur zyrtarisht me 11 akuzat kundër tij. Atij do t’i kërkohet të ngrihet në këmbë përpara gjykatësve Bakone Moloto nga Afrika, Kristof Flug nga Gjermania dhe Alfons Orie nga Holanda, të cilët do të drejtojnë seancat e çështjes së tij. Mlladiç nuk ka caktuar ende një avokat mbrojtës dhe i janë dhënë 30 ditë kohë për ta gjetur atë. Bramertz refuzoi të komentoje mbi panelin e gjykatësve. Orie ishte hequr nga drejtimi i gjyqit kundër Karaxhiçit, pasi presidenti i serbëve të Bosnjës tha se ai ishte holandez dhe kishte interesa personale në gjykimin e masakrës së Srebrenicës. Qyteti boshnjak në atë kohë ishte nën patronazhin e OKB-së, e cila kishte caktuar trupat holandeze në atë zonë. Ndërsa Flug ishte gjykatësi që në vitin 2009 deklaroi se masakra e Srebrenicës nuk ishte ‘genocid’, duke hapur një debat të fortë në arenën ndërkombëtare të gjykatësve. Menjëherë më pas edhe ai u hoq nga paneli i gjyqtarëve të Karaxhiçit.

© Panorama.al

Te lidhura