Prokurori, 5 akuza për të fortin e Shijakut. Vrasja e komisarit, Xhakja: Qëllova se policët mbushën armët

Sep 16, 2012 | 11:12

Autori i vrasjes, Ilir Xhakja

Tiranë/ Krimet e Rënda dorëzojnë kërkesën në Gjykatë për burg pa afat, 38-vjeçari akuzohet i vetëm.

Dëshmia e “të fortit të Shijakut”: Qëllova se policët mbushën armët.

Më 17 shtator, në orën 10:00, Ilir Xhakja do të dalë para Gjykatës së Krimeve të Rënda në Tiranë me akuzën e “vrasjes për shkak të cilësive të veçanta” ndaj shefit të Komisariatit të Shijakut, kryekomisar Adem Tahiraj. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dorëzuar në Gjykatë kërkesën për caktimin e masës arrest me burg, pa afat, ndaj shtetasit 38-vjeçar, i cili u vetëdorëzua dhe pranoi autorësinë e krimit të rëndë. “Vrasje për shkak të cilësive të veçanta të viktimës në dëm të Adem Tahirajt, kundërshtim me dhunë i punonjësit të Policisë, fyerje për shkak të detyrës, armëmbajtje pa leje dhe vrasje e mbetur në tentativë ndaj shtetases Lena Ndokaj, 64-vjeçares që mbeti e plagosur me një plumb në kofshë”. Këto janë pesë akuzat e ngritura nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në adresë të Ilir Xhakjes. Nën dyshimin se ai i ka kryer të gjitha këto krime, Prokuroria ka kërkuar caktimin e masës së sigurisë arrest me burg për 38-vjeçarin.

(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)

© Panorama.al

Te lidhura