“Projektligji për zonat e mbrojtura mund të çohet në ‘Kushtetuese’”- Bardhi: Basha në opozitë sepse nuk votoi Amnistinë Penale? Ai nuk ishte në Parlament

Feb 22, 2024 | 10:56
SHPËRNDAJE

  Kreu i Grupit Parlametar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi është ndalur të flasë për mediat pas përfundimit të seancës plenare e cila zgjati vetëm 8 minuta dhe u votuan disa projektligje.

I pyetur në lidhje me votat e PDIU për marrëveshjen Rama – Meloni, Bardhi tha se për këtë e dha shpjegimin, Mesila Doda, ndërsa konfirmoi se Idrizi është në opozitë dhe është i mirëpritur në federatën e opozitës.

Komunikimi im me Idrizin është i përditshëm. Kryetarja e Grupit besoj e ka dhënë shpjegimit në lidhje me këtë votë.

Një parti parlamentare në momente të caktuara mund të marrë vendime të caktuara.

Në Federatë mirëpritet secila parti edhe PDIU është po ashtu e mirëpritur” tha Bardhi.

Sa i përket ligjit për zonat e mbrojtura, Bardhi u shpreh se do të analizohet dhe do të shihet mundësia për ta çuar në Gjykatën Kushtetuese.

“Do ketë një vendim mbi aspekten e këtij projektligji dhe nëse ka fakte do të çohet në Gjykatën Kushtetuese” shtoi ai.

I pyetur nëse fakti që Basha nuk votoi sot aministinë penale e bën atë opozitar, Bardhi me ironi pyeti, nëse ishte apo jo në parlament kreu i PD-së zyrtare.

Ishte sot në parlament? Sepse nuk e pashë. Rama zakonisht pyet për orën, por unë nuk e besoj teorinë e gjumit.

Pyeta a ishte apo jo në parlament, do duhet të shkoni të pyesni Bashën pse nuk ishte në parlament,” u shpreh Bardhi,.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura