TIRANE- Projektligji per regjistrimin ka nje sere sanksionesh. Sipas projektligjit, për të parandaluar çdo vetëdeklarim të rremë, ndryshimet e propozuara në ligj parashikojnë gjoba administrative për personat që nuk tregohen korrektë në deklarimin e të dhënave. Të gjithë shtetasit shqiptarë dhe të huaj, të cilët në momentin e censusit ndodhen në territorin e Shqipërisë, janë të detyruar të japin në mënyrë të plotë, të saktë dhe të besueshme informacionin e përcaktuar si të detyrueshëm në pyetësorët e censusit të popullsisë, të miratuar nga Komisioni Qendror i Censusit. Projektligji, në nenin 9 të tij, garanton ruajtjen e konfidencialitetit të të dhënave të grumbulluara të censusit dhe, sipas tij, të gjithë personat ose autoritetet publike.
1 tetor
do të nisë procesi i censusit dhe do të vijojë për një muaj. Të dhënat nuk do të bëhen publike deri në një botim nga INSTAT-i, i cili do të publikojë studimin e përfituar
100 mije leke
do të gjobitet çdo shtetas nëse do të japë të dhëna jo të sakta. Nga 50 mijë deri në 10 mijë lekë parashikohen gjoba edhe për punonjësit e INSTAT-it
Formulari
Drejtoresha e INSTAT-it ka bere me dije në Komisionin e Ligjeve se formulari do të ketë pyetje të detyrueshme dhe pyetje me dëshirë. Por, nëse një qytetar jep të dhëna jokorrekte të qëllimshme, atëherë ai do të gjobitet. “Gjoba do të vihen nëse provohet se qytetari ka gënjyer qëllimisht në pyetësor”, tha Pollo.
© Panorama.al











