Projekt për forcimin e qeverisjes vendore

Jun 10, 2011 | 10:35

Pas Shkodrës, Programi i PNUD, Art Gold 2 përuroi në Vlorë Laboratorin Lokal të Zhvillimit Njerëzor. Kjo nismë e re do të forcojë kapacitetet e shumë aktorëve lokalë, të cilët merren me çështjet e planifikimit strategjik, zhvillimit lokal duke kombinuar njohuritë akademike me njohuritë dhe praktikat që vijnë nga qarku i Vlorës. “Laboratori i Zhvillimit Njerëzor, i cili po pilotohet për herë të parë në shkallë ndërkombëtare, do të bashkojë profesorë, studentë, ekspertë kombëtarë e ndërkombëtarë, drejtues dhe përfaqësues të këtij komuniteti, të cilët do të mbështesin praktikat inovative të zhvillimit lokal njerëzor” theksoi znj. Zineb Touimi-Benjelloun, Koordinatorja e Përhershme e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri dhe Përfaqësuesja e Përhershme e PNUD-it.

© Panorama.al

Te lidhura