Profeti Muhamed, drita që lindi në shkretëtirën arabe, ndriçoi errësirën , udhëhoqi njerëzimin në jetën dhe udhën e vërtetë…

Oct 2, 2023 | 12:57
SHPËRNDAJE

NGA FERDINAND SAMARXHI *NDER I KOMBIT ferdinand-samarxhi

NË VEND TË PROLOGUT…

Zoti krijoi universin, jashtëhapësinor, hyjnor. Krijoi, orkestroi atë në një perfeksion, ku çdo krijesë njerëzore, frymore dhe jo, të ekzistojë si pjesëtare e krijuar nga Zoti, ekzigjencë në tokë hyjnore e tij, por ta bëjë prezente, promotore atë me rolin që i ngarkoi të luajë në këtë formacion universal, të krijuar nga Ai.

Krijoi besimin, si një prelud, që krijesat, gjallesat e tij, të jetojnë, të lumturohen në këtë univers, hapësirë kozmike pambarim.

Mbi çdo gjë, Zoti krijoi qenien më të përkryer, më të ndërgjegjshme, përfaqësues dhe zëdhënës të tij në tokë, njeriun.

Gjinia njerëzore me gjenialitetin e saj luajti një rol të madh në univers.

E

Duke lartësuar e privilegjuar mbi çdo gjë atë me udhëzimet hyjnore, qenia më e lartë e gjinisë njerëzore, njeriu, luajti një rol të madh. Përsosmërisht pambarim transformon universin, të cilën Zoti ia posedoi për ta menaxhuar, begatuar jetën e tij në tokë, lumturuar jetën e tij pambarim në Ahiret.

Për ta udhëhequr njerëzimin, Zoti dërgoi në tokë profetë, pejgamberë që udhëhoqën njerëzimin, përçuan udhëzimet hyjnore të krijuesit të gjithësisë, profetuan mrekulli që nga Ademi, Nuhu, Ibrahimi, Musa, Isa. Së fundmi, Krijuesi i gjithësisë, Zoti, vulosi Profecinë hyjnore të tij, siç qe paralajmëruar nga paraardhësit e tjerë profetë të Zotit, Ibrahimi, Isai, si vulë të pejgamberëve, profetin Muhamed…

XHAMIAE4

PROFECI …LINDJA E PROFETIT…

…Dukej sikur bota ishte shtëpia e një mëngjesi universal dhe kozmosi ishte i zhytur në kaos.

Do të lutej profeti Ibrahim, pasi kish ndërtuar Qabenë: “O Zoti ynë dërgo ndër ta, nga gjiri i tyre, të dërguar, që t’ua lexojë atyre ajetet e Tua, t’u mësojë atyre librin dhe urtësinë, e t’i pastrojë (prej ndytësisë dhe idhujtarisë) ata. S’ka dyshim, Ti je Ngadhënjyesi, i Dituri”. (Bekare 2:129)

SAMARXHI1

Pas kësaj Zoti tha: “Atëherë jeni të gjithë dëshmitarë! Dhe unë jam dëshmitar bashkë me ju”.

Zaten, Ai (s.a.s) ishte shpirti i parë i krijuar; që në atë kohë në librin e parë ishte vënë emri “Abdullah” dhe kishte filluar të përmendej si “Hatemu’n Nebijjin” (vula e Profetëve).

Me sa duket, bashkimi i trupit dhe shpirtit të ekzistencës do të ishte drejt fundit, ashtu si majaja e Tij, ishte e fshehur në brumin e Universit, do të ishte po ai që do t’i vendoste vulën. Sepse ai është krijesa e parë, mbreti i fundit.

Ndërkohë, mbreti i fundit, Muhamedi (s.a.s), sihariqi i të cilit kishte shëtitur rruzullin për shekuj me radhë, kishte nderuar botën për ardhjen e tij në paqe. Në botë erdhi lajmi i ëndrrës së Amines.

O Amine, ti mban në mitrën tënde, udhëheqësin e njerëzve. “Unë e lashë në mbrojtje të të vetmit (Allahut), për ta ruajtur nga e keqja e çdo lakmitari e pastaj i vuri emrin Muhamed”

Në botë erdhi jetimi i Amines, që nuk i ngjante asnjë fëmije tjetër. Buzët i lëviznin dhe diç thoshte, “Allahu të mëshiroftë”!

Dhoma për një çast ishte e ndriçuar plotësisht. Lindja dhe perëndimi ishte kapluar nga drita dhe kësisoj çdo anë e shtëpisë ishte bërë dritë (Kastalani, Meuahib,1-122).

qeb
Qabeja, shtëpia e gjithë njerëzimit, që Profeti Ibrahim ndërtoi dhe u lut për ardhjen e profetit Mumahed a.s. O Zoti ynë dërgoi ndër ta, nga gjiri i tyre, të dërguar, që t’ua lexojë atyre ajetet e Tua, t’u mësojë atyre librin dhe urtësinë, e t’i pastrojë (prej ndytësisë dhe idhujtarisë) ata.

Të gjitha këto quheshin si myzhde të ardhjes së shpëtimtarit të fundit.

O popull i Kurejshit, mos lindi gjë një fëmijë sot në mesin tuaj? Mbrëmë lindi Ahmedi, profeti i fundit i Njerëzimit. Në mes të 2 kockave të shpatullave, ai mbart një shenjë, që është vula e profecisë.

Qabeja falënderoi Allahun dhe takohej për herë të parë me binjakun e saj, që e mbante në krahë gjyshi i tij.

E

Meka u trondit nga lajmet e rrëzimit dhe thyerjes së idhujve, që gjendeshin brenda në Qabe… Zaten kishte kohë që në qiell po përjetohej një gëzim dhe njerëzit dëshmonin pa reshtur rënien e 360 idhujve brenda në Qabe si Uzza, Lat, Hubel, Menat, në të cilën njerëzit luteshin si për Allahun. Profeti, me shkopin e tij në Qabe, u tha të gjithë njerëzve: “Erdhi e vërteta dhe u zhduk e pavërteta”.

“NE TË DËRGUAM TY, MËSHIRË, MUHAMED, PËR GJITHË BOTËT

Arabët, persët e Mexhusë, adhurues të zjarrit, rumët e trevave të Shamit, jehudët, i bënin shok Allahut, thoshin se Uzejri ishte i biri i Allahut. Në këtë kohë: “Ne të dërguam ty, mëshirë, O Muhamed, për gjithë botët (el enbija 107)…”. Çka ju urdhëron Profeti, zbatojeni dhe hiqni dorë nga ajo që ai ju ndalon” (el hashr 7).

Elif, Lam, Ra (ky është) Libër: “Ne ta shpallëm Ty, që me urdhrin e Zotit, t’i nxjerrësh njerëzit prej errësirave në dritë; në rrugën e Fuqiplotit, të Falënderuarit” (Ibrahim 1).

“Allahu e vë me të (Kuranin) në rrugë të drejtë atë që ndjek kënaqësinë e tij dhe me ndihmën e tij nxjerr ata prej errësirës në dritë dhe i udhëzon në rrugë të drejtë”.

Kur Muhamedi mbushi 40 vjeç, Allahu e zbuloi, begatoi atë profet e udhëzues për rrugën e drejtë për mbarë njerëzimin: “O Profet, ne të dërguam ty dëshmues, përgëzues e paralajmërues. Dhe me urdhrin e Allahut, thirrës për në rrugën e tij, efener ndriçues (el ahzab 45,46)”.

XHAMIA2
Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Shenjtëria e tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj: Profeti Muhamed a.s ndërtoi perandorinë më të madhe në botë, më të fuqishme, pasurinë më të patundshme, besimin. Ndërtoi perandorine e madhe të botës së shpirtit në një Zot të vetëm në Allahun, që është Zot i Ibrahimit, Musait dhe Isait…

Megjithëse profeti ishte më i dashuri, më i zgjedhuri, më i lartësuari pranë tij, Muhamedi, gjithnjë do të thoshte: “Midis jush jam ai që njoh, dua më shumë Allahun dhe më së miri atij që i frikësohem më së shumti”.

15 shekuj më parë, Ujëdhesa arabe ishte në gjendje mjerane, tmerrësisht errësirë. Sistem mizor. Shtypje. Luftë përgjakje mes fiseve. Zota. Adhurues të njerëzve.

Në mbretërinë e errësirës që sundonte (M.G), në horizontin e lindjes, lindi një yll shkëlqyes, që shndriti dhe ngushëlloi botën, e cila rënkonte nga mjerimi, injoranca.

Në mesin e një kaosi të tillë, errësire shekullore, prej 6 shekujsh pas profetit Isa, do të lindë Muhamedi në 20 prill 571, në Mekë. Përgjatë moshës së tij madhore, martuar me Hatixhen, 20 vjet më i vogël se ajo, Pejgamberi u bëri ballë vuajtjeve të vazhdueshme 13 vjet në Mekë dhe 8 vjetëve në Medinë.

Kurrë Muhamedi nuk u kënaq nga tradita fisnore e shoqërisë. Në vitin 610, Muhamedi do të përjetojë shpalljen e parë, e cila e ndryshoi atë dhe transformoi botën përgjithmonë. Shpallja që i erdhi Muhamedit përgjatë një harku kohor prej 23 vitesh, formësoi shkrimin e shenjtë të islamit, Kuranin.

Në një periudhë të shkurtër kohe, pavarësisht reagimeve armiqësore ndaj tij, profeti pati një ndikim të madh në zemrat e banorëve të Mekës. Kurrë Muhamedi nuk e quajti veten hyjni, as pjesë të Zotit, por konfiguroi veten si i dërguar i Zotit, i cili duhet të mbarte dhe përcillte mesazhin e Zotit drejt botës, drejt njerëzimit. “Zoti nuk më dërgoi të bëj çudira, por t’i mësoj të tjerët. I lartësuar qoftë Krijuesi im! Në të vërtetë unë jam rob i Allahut (N.Luka). Unë nuk jam asgjë më tepër veçse njeri i dërguar si pejgamber”. Nuk ju them se thesaret e Allahut janë në duart e mia apo se i di sekretet e fshehura apo se jam engjëll… Unë jam vetëm pejgamber i shenjave të Zotit, të cilat i kërkoni”. Kurani flet për shumë profetë, si Ibrahimi, Musai, Jahjai, Isai(Jezusi), për shumë mrekulli e profeci të tyre. Në një varg, Kur’ani flet për të si ‘rahmeten lil alemin’, mëshirë për shumë mbretëri dhe botëra.

Njeri i shkëlqyer, dritë e Zotit, u përpoq që atë dritë ta përhapë në botë, por bota u ngrit kundër tij. (Gëte)

Allahu luftën kundër kundërshtarëve të Muhamedit e përmend në Kuran, duke poshtëruar ata dhe ngritur lart emrin e profetit.

“Dhe ne ta ngritëm lart famën tënde… (El inshirah:4)

… e s’ka dyshim se urrejtësi yt është farësosur”. (El keuther 1-3)

U detyrua të bëjë kompromis derisa të vinte çasti të influenconte tek ata. Profeti posedoi se Islami ka ardh në botë për të përsosur nëpërmjet mjeteve të diturisë dhe lutjes së mbështetur në besimin e vërtetë.

Kryegjyshata Botërore Bektashiane

“Kurrë njeriu nuk i ka vënë vetes vullnetarisht apo detyrimisht qëllim më të lartë”, thoshte poeti i madh francez Lamartini, në “Historia de la Turqiue” kur shkruan për madhështinë e Muhamedit. …Që njeriu t’i rikthehet Zotit dhe të përtërihet ideja e arsyeshme dhe e pakontestueshme mbi hyjninë, në kohën e kaosit, të materializimit dhe të vizioneve idhujtare rreth Zotit, të cilat ekzistonin atëherë, Profecia e Muhamedit shpalli triumfin dhe fitoren si kurorëzim të mëshirës dhe faljes. (Washington Irving) Çdo njeri, para Zotit, me vullnet të lirë, është përgjegjës për mendimet, sjelljet dhe veprat e tij.(Dr B.Smith).

“Kurrë njeriu nuk ka kryer në botë një revolucion aq të madh dhe të vazhdueshëm për më pak të jetës dhe shfaqjes së tij. Në histori kërkova shembullin e një njeriu të shkëlqyer, e atë e gjeta tek pejgamberi arab, Muhamed”. (Gëte)

1

Islami përmes profecisë, udhëzimeve të pejgamberit, u shtri dhe dominoi përgjatë tërë Arabisë, Persisë, Horosanit, Transaksonisë, Indisë, Sirisë, Abisinisë, përgjatë të gjitha nuk i përshkruhet Zot tjetër.

PROFETI MUHAMED A.S, GJENIALITET NJERËZOR

Madhësia e qëllimit, thellësia e mendimit, rezultatet e arritura janë tri kritere të gjenialitetit njerëzor. Perandorë Mbretër, kalifë, komandantë, strategë, krijuan ushtri, ligj, shtet. S’formuan asgjë më tepër. Vepra potenciale materiale, të cilat me kohë u zhdukën si pluhur në rërë. Profeti Muhamed ndërtoi perandori, më të madhen në botë, potenciale më të fuqishme, pasuri më të patundshme, besimin. Miliona njerëz, një e treta e botës e banuar e kohës, madje edhe më shumë, ndryshoi jetën, altarët Zotat, idetë, shpirtrat. Ndërtoi perandorinë e madhe të botës së shpirtit në një Zot të vetëm, në Allahun. Muhamedi njohu botën me besimin në një Zot të vetëm, që është Zoti i Ibrahimit, Musait dhe Isait.

FESTIVALI2

Ai ishte i dërguar i Allahut, të cilit Zoti i foli me zë… Kur’ani vërteton, Krishterimin e vërtetë, kur thotë: “Isai a.s është rezultat i fjalës së Zotit që ia përcolli Merjemes dhe ai është njeri”. Vërtet shembulli i Isait -Jezusit (i lindur pa baba) tek Allahu në Kuran, është sikurse shembulli i Ademit. Atë e krijoi nga dheu dhe pastaj atij i tha: “Bëhu! Ai u bë”.(Ali Imran 59) Muhamedi besoi në shpalljen profetike të Musait (Mosiut), Isait (Jezusit). Ai ka theksuar ajetin kuranor: “Në fe nuk ka dhunë, rruga e drejtë është sqaruar”. Volteri mbi arabët dhe Muhamedin: Në një periudhë prej 3 shekujsh, gjenialiteti i popullit arab që e vuri në lëvizje Muhamedi, bëri një përparim mahnitës. Qysh në shekullin e 2-të sipas Hixhretit, arabët u bënë mësues të Europës, në dije dhe arte…

FESTIVALI1

Profeti Muhamed e pa fenë të bazuar në dy parime themelore: Zoti është një dhe ai nuk është material.

Zoti është jashtëhapësinor, ekzistencial, hyjnor.

Musai (Moisiu) i shpalli fenë e Zotit, popullit të tij, Isai (Jezusi) botës romake. Kurse Muhamedi tërë njerëzimit pa dallim, citon Bonoparti.

Nuk është shpata ajo që i siguroi Islamit vendin e vet në botë, por modestia e madhe, thjeshtësia e pejgamberit, të qenit rigoroz ndaj obligimeve, besim i patundur i tij te Zoti, bindja e paluhatshme në pejgamberinë e tij (Mahatma Gandi në “Young India”) “The light”, Lahore.

Muhamedi dëshmoi vërtet se është i dërguari i Zotit dhe ka ardhur për ta udhëzuar njerëzimin dhe se Kurani është libri i Zotit. Ai e vendosi sistemin e tij religjioz, jo vetëm në pajtim me ndjenjat e popullit të vet dhe konceptit dominues të vendit të tij, por më tepër se kaq, ai e vendosi atë në një drejtpeshim të pranueshëm me konceptin e përgjithshëm të gjinisë njerëzore. Kështu, ai arriti që mendimin e tij, t’ia bashkojë gjysmës së njerëzimit dhe këtë e bëri për më pak se dyzet vjet. Kjo mundësoi dëgjimin e kësaj doktrine dhe ajo, menjëherë, do të pushtonte shpirtin e njerëzimit.

FESTIVALI4

“Gjithnjë e kam çmuar lart besimin e Muhamedit”. (Bernard Show, në “The genuine islam”, Volumi 1).

Kam parashikuar se besimi i Muhamedit do të jetë i pranueshëm për Evropën e nesërme ashtu siç ka filluar të jetë i pranueshëm për Evropën e sotme.

Profeti e pa Islamin si një program jete, që influencon në jetën e njeriut. Profeti udhëzoi që Islami bazohet në bindje dhe ide. Mendimi nuk sjell dobi nëse nuk shoqërohet me zhvillimin e jetës dhe shoqërisë. Profeti udhëzoi se besimi, të cilën atij ia dërgoi Zoti, nuk e injoron as shpirtin (idenë) dhe as materien. Nuk tregohet mospërfillës ndaj kësaj bote dhe botës tjetër, i cili nuk bie ndesh me shkencën dhe logjikën, por është sintezë e tërë këtyre, ofron zgjidhje për lumturimin e jetës.

Profeti me universalitetin e tij të madh përcolli mesazhe të mëdha në predikimin e fundit të lamtumirës, në fushën e Arafatit. O njerëz! Ne ju kemi krijuar ju, nga një mashkull e femër dhe ju ndamë në fise e kombe, që të njihni njëri-tjetrin. Më i miri mes jush është ai më i devotshmi (Huxhurat 49:13).

…Gjithë njerëzimi vjen nga Ademi dhe Havaja, një arab nuk ka epërsi ndaj një joarabi, dhe një joarab nuk ka epërsi ndaj një arabi. Gjithashtu, një i bardhë nuk ka epërsi mbi një të zi dhe një i zi nuk ka epërsi ndaj një të bardhi.

NË FENË ISLAME NUK EKZISTON MËKATI FILLESTAR MBI GRATË

Muhamedi udhëzoi dhe e pa se në fenë islame nuk ekziston koncepti i fajësisë së mëkatit fillestar mbi gratë. Larg prej idesë se djalli e tundoi Evën, në rolin e saj si gruaja e parë, Kurani e vendos fajësinë për mosbindjen në parajsë, si për Ademin, po ashtu edhe mbi gruan e tij.

Ata të dy (Ademi dhe Z.Hava) u penduan dhe kërkuan falje. Zoti i fali ata të dy (7:20- 25;20:121). Gjithashtu, gruaja është nëna e të gjithë burrave dhe nuk përmban konotacione përbuzëse. “Dispozitat ligjore të Kuranit, të cilat anojnë deri në fund nga ana e grave, edhe sikur të jenë vetëm sa për formë, sheriati u ka ofruar atyre një status të favorshëm si ai që i ofrojnë ligjet e sotme të Europës”.

REFORMA FONDAMENTALE, UDHËZIM DREJT CIVILIZIMIT TË NJERËZIMIT

Reformat fetare, shtetërore, administrative që bëri Muhamedi ishin reforma fondamentale. Ai bëri që kombi arab, i vetëdijshëm për errësirën që e mbulonte, të hynin dhe ata në historinë e njerëzimit, si popull që kërkonte të shkonte drejt civilizimit. Ligji i Muhamedit veproi njësoj për të gjithë, prej kokës së kurorëzuar të mbretit,deri te njeriu më i rëndomtë (Edmund Burke, politikan i shquar anglez). Muhamedi thuri ligje të përshkruara në principe të urta, shkencore, civilizuese, juridike, të cilat nuk kanë ekzistuar ndonjëherë për kohën. Duke besuar se të gjithë njerëzit lindin nga një Zot, nga Ademi dhe Havaja, profeti solli parimin e barazisë mes të gjithë popujve, besimeve, racave, gjinive. Ishte një realizim i lartë për kohën, që arriti të themelojë në shoqëri, më me pak padrejtësi, totalitarizëm se shoqëritë e tjera të kohës.

…”Arabët e ndezën fanarin e tyre nga kandilat e Greqisë, mirëpo ata së shpejti u bënë fanar i shkëlqyer, me të cilën u ndriçua njerëzimi në rruzullin tokësor”.

Në mevludin sherif që u organizua në xhaminë e Kavajës, për nder të muajit të lindjes së Profetit Muhamed, Kryetari i KMSH, Hirësia e tij e Naltë, Haxhi Bujar Spahiu, tha: “Ngjarja që kremtojmë është ngjarje e madhe jo vetëm për ne, por për gjithë njerëzimin”. Profeti Muhamed a.s. hodhi themelet e paqes në shoqëri. Ai është ndër profetët që veproi dhe foli për çdo aspekt të jetës njerëzore. Atij iu besua nga Zoti ,libri i sekreteve dhe urtësive të mëdha, Kurani famëlartë. Është profet që foli për çdo detaj të jetës njerëzore, duke filluar nga këshilla për kujdesin vetjak të njeriut, të na mësojë si të pastrohemi, si të flasim, si të ushqehemi e deri te dijet më të thella të mikro e makrokozmosit, ai kapi dhe trajtoi çdo aspekt të jetës njerëzore. Ai vendosi të drejtat e grave, udhëzoi që të jemi të sjellshëm më prindërit, të trajtojmë fëmijët me dashuri, të respektojmë fqinjët dhe të afërmit, të ndihmojmë të varfrit dhe nevojtarët, dhe të tregojmë dhembshuri për të gjithë njerëzit, pavarësisht nga ngjyra e lëkurës, feja apo kombësia që i përkasin. Muhamedi a.s na mësoi si të sillemi përballë atyre që na fyejnë, që na persekutojnë. Butësisht, me edukatë, por edhe pa lejuar cenimin e dinjitetit të besimit tonë. La havle ve la kuvvete il la bil lah. Muhamedi profetoi gjithë jetën barazi sociale, kombëtare dhe nacionale. “Një arab nuk ka përparësi ndaj një joarabi. Një joarab nuk ka përparësi ndaj një arabi. Një i kuq nuk është më superior se një i zi, as një i zi nuk është më superior se një i kuq”, tha ai.

FESTIVALI5

S’ka definicion dhe shenjë barazie më unikale se kjo porosi e Muhamedit (a.s.) në Hutben e Lamtumirës.

Në një transmetim tjetër, Profeti Muhammed (a.s.) ka thënë: “Me të vërtetë, Allahu nuk shikon trupat tuaj ose pamjen tuaj, por Ai shikon zemrat tuaja”.

Me mësimin e përsosur të Kuranit dhe praktikën e tij shembullore, Profeti Muhamed (a.s.) transformoi shoqërinë njerëzore duke transformuar ndjekësit e tij”.

Ai u shfaq kur pushtonte errësira gjithkund, dhe me anë të dritës së tij, ndriçoi gjithë botën.

Dashuria për profetin (a.s.) është dashuri për bukurinë e fisnikërinë e karakterit të tij, për drejtësinë, modestinë dhe forcën e brendshme të njeriut, të cilat profeti i zotëroi në shkallën më të lartë.

FESTIVALI6

***

Ceremonia që kemi organizuar tha Kryegjyshi Botëror, Shenjtëria e tij Haxhi Dede Edmond Brahimaj, në eventin kushtuar ditëlindjes së Profetit, në selinë e Kryegjyshatës Botërore:

Është një ditë e shënuar për të gjithë botën islame, e ne jemi tepër të nderuar të përkujtojmë në këtë ditë të shenjtë ditëlindjen dhe jetën e Profetit Muhamed (paqja qoftë mbi të). Gjithashtu, sot përkujtojmë edhe Kongresin III Bektashian i mbajtur në Turan, Korçë, 94 vjet më parë, më 26.09.1929.

Në Kongresin e Tretë u vendos që Kryegjyshata të vinte në Shqipëri me në krye Sali Njazi Dede, që kish qenë Kryegjysh Botëror në Haxhi Bektash në Turqi si dhe hapja e një shkolle për përgatitjen e klerit bektashian.

Jetojmë në kohë dhe shekull me luftëra, masakra njerëzore për hir të pushtetit, ambicie zili e dashakeqësi për të përfituar padrejtësisht. Jetojmë në këtë kohë ku promovohen antihumanizma, veprime antisociale e në dëm të familjes e shoqërisë. Ku lartësohen antivlerat e ngjizen çdo ditë e më shumë marrëdhënie, ku baza është interesi e jo dobia në të mirë të shoqërisë e njerëzimit. Promovohet teknologjia dhe inteligjenca artificiale, për çfarë?? Për të zhvlerësuar njeriun e humanizmin, për të ndërtuar një botë pa ndjenja njerëzore, pa vlera e virtyte e mbi të gjitha pa besim në Zot!

Besimtarë e dashamirës,

Është ky qëllimi pse Kryegjyshata Botërore Bektashiane organizoi pikërisht sot në këtë ditë të shenjtë këtë event, për të kuptuar rëndësinë e islamit, e bektashizmit se vlerat e virtytet e njeriut duhen mbrojtur lartësuar e jo shkelur e zëvendësuar me aparatura e pajisje pa vlerë me krijimin e Inteligjencës artificiale që duket se më shumë se dobi po i bëjnë një kthesë përparimit e zhvillimit të shoqërisë njerëzore dhe zhvlerësim të qenies njerëzore.

Profeti Muhamet – “Luteni Zotin në mëngjes dhe në mbrëmje, dhe ditën kushtojuani punëve tuaja të mira”. Vetëm kështu do të mund të shmangeni nga të këqijat e veprimet e padrejta për ju e që dëmtojnë më së shumti familjen e shoqërinë.

Kjo ditë mevludi përkujtimore na bënë që të reflektojmë e besojmë se e mira e shoqërisë duhet të nisë nga e mira dhe veprat e drejta të gjithsecilit prej nesh.

“Feja është mendja, kush s’ka mend, s’ka Fe” Amin!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura