Ministria shpall rregullat e reja, shmangen sekretaritë e fakulteteve. Si të aplikoni online për t’u regjistruar në degën që keni fituar.
Tafaj: Studentët mund të aplikojnë nga shtëpitë.
MASH: Gati manuali për t’i sqaruar më mirë studentët.
Harizaj: Aplikimi online bëhet vetëm një herë.
“Kontrolloni të dhënat personale, duhet të jenë të sakta”, regjistrimi, konfirmimi me e-mail.
Në prag të shpalljes së emrave të fituesve në universitete, MASH bën publike risinë e regjistrimeve për këtë vit akademik. Një lehtësi e madhe për të gjithë kandidatët për studentë, të cilët duhet të qëndronin në radhë dyerve të sekretarive në fakultete. Kjo pjesë, me procedurën e re evitohet tërësisht. Ata, pasi të kenë gjetur emrin në listat e fituesve, mund të regjistrohen nga shtëpitë e tyre,apo nga kudo ku ka internet.
Për herë të parë, në një mënyrë aspak të komplikuar, i gjithë procesi transferohet online në internet. Ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, e konsideroi këtë iniciativë si një arritje të madhe për arsimin e lartë Publik.
(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)
© Panorama.al











