Pedagogia e universitetit “Luarasi”, Arsejda Gjyli, foli sot në emisionin “Log” në News 24 nën moderimin e gazetarit Endri Xhafo për problematikat në shkolla.
Pedagogia tha se dhënia e lirisë së tejskajshme te fëmijët, në veçanti liria financiare çon në degradim dhe në sjellje jo normale të fëmijët.
Arsejda Gjyli nënvizoi se fëmijët nuk mund të përballojnë lirinë e tepruar që në moshë të vogël dhe se gabimi i parë nga prindërit ndodh që në momentin që ata u blejnë fëmijëve të tyre telefon në moshën 10-vjeçare.
Arsejda Gjyli: Sot familja shqiptare ka problematikë të madhe. Dhënia e një lirie të tejskajshme te fëmijët, sidomos ajo financiare…Kjo çon në degradim. Familjarët sot duke qenë se atyre i kanë munguar shumë i japin fëmijëve të tyre shumë liri dhe shumë të mira materiale. Fëmija sot nuk mund të përballojnë atë liri, duke blerë i-phonin e fundit…gabimi i parë fillon që te blerja e një celulari te fëmijët që janë 10 vjeç. Një e mirë e aksesuar në moshën 10 vjeçare çon në këtë lloj problematike në shoqëri.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al