Në qarkun e Shkodrës gjithashtu situata paraqitet mjaft problematike dhe e rëndë. Reshjet e dëborës pritet të vazhdojnë edhe për disa ditë në vijim.
Zona më problematike është ajo e Dukagjinit ku 11 fshatra kanë shkëputur totalisht komunikimin me pjesën tjetër të vendit. Vërmoshi dhe Malësia e Madhe janë gjithashtu zona mjaft problematike. Në të gjitha zonat e bllokuara rezultojnë të jenë rreth 11 mijë banorë të izoluar.
Problematike paraqitet situata edhe në Pukë, ku mësohet se forcat e ushtrisë janë dislokuar për tu ardhur në ndihmë banorëve të izoluar si dhe për të bërë të mundur hapjen e rrugëve.
Reshjet vazhdojnë edhe në këto momente me intensitet të lartë, ku mësohet se trashësia e saj arrin deri në më shumë se 2 metër në zona të caktuara, ndërsa në qytetin e Shkodrës është në masën 30 cm. Probleme ka patur në shumë akse rrugore, ku sugjerohet patjetër paisja e makinave me zinxhirë.
Në juglindje, në qarkun e Korçës po ashtu situata paraqitet të jetë shumë problematike nga reshjet e dëborës të cilat vazhdojnë.
Shumë rrugë janë të bllokuara, ndërsa temperaturat shkojnë në disa gradë nën zero.
© Panorama.al











