Pr/ligji për Gjykatën e Lartë, debate PS-PD

Jul 17, 2012 | 11:00
Nga nje mbledhje e Komisionit të Ligjeve

TIRANE- Opozita ne Komisionin e Ligjeve ka kerkuar shtyrjen e afatit per miratimin e projektligjit “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë të Republikes së Shqipërisë”.

Ne mbledhjen e sotme, shoqeruar me debate mes PD-se dhe PS-se, socialistet kane kerkuar qe te lihet me shume kohe per t’u shqyrtuar ky projektligj, pasi duke qene tejet i rendesishem nuk mund te miratohet ‘shkel e shko’.

“Ligji për Gjykatën e Lartë është mjaft i rëndësishëm dhe nuk kemi pse ngutemi. Sipas rekomandimeve të Saninos, kemi kohë deri në shtator për ta çuar ligjin në Kuvend ” ka thene deputeti Fatmir Xhafaj.

Por, sipas ministrit te Drejtesise, Eduard Halimi, ky i opozites eshte vetem nje justifikim, pasi sipas tij komisioni ka pasur kohë që ta shqyrtojë projektligjin, duke qene se ministria e ka dorëzuar atë që në 8 qershor.

Pas ketyre debateve ka reaguar edhe kreu i komisionit, Ilir Rusmajli, duke theksuar se koha që kërkon opozita rrezikon statusin e vendit kandidat në Bashkimin Europian të Shqipërisë.

Sipas tij ligji për Gjykatën e Lartë është me rëndësi për funksionimin e Gjykatës Administrative ndërsa theksoi se nesër komisioni do të ftojë edhe kryetaren e Gjykatës së lartë për të raportuar.

 

© Panorama.al

Te lidhura