TIRANE- Kryemininistri ka kerkuar sot mbrojtje me ligj te te dhenave personale per ruajtjen e dosjeve sekrete dhe mbrojtje te jetes private te artisteve, qe sipas tij behen pjese e shtypit roze dhe agresionit mediatik.
“Mbrojtja e të dhënave personale është një obligim madhor shoqëror për fat të keq në këtë vend, dalin në pazar dhe dosjet me sekrete, të atyre që janë nën hetim dhe gjykim të cilat përbëjnë dëmtim të rëndë të procesit, dalin dhe dokumenta të tjera, konstatoj me keqardhje se abuzohet edhe jeta e artistëve këngëtarëve është objekti i një agresioni mediatik dhe e tëra në masën 80% bazohet në skup dhe jo ndodhi reale”,- tha Berisha.
Ai ka kerkuar rreptesi te ligjit, madje edhe me nderhyrje ne kode penale ne interes te mbrojtjes se privatesise.
“Unë gjykoj se në këtë vend ligji duhet të rreptësohet, gjykoj se është e domosdoshme të ndërhyet edhe në kode penale në interesin më maksimal të mbrojtjes së privatësisë, por të vini re fundjava është e mbushur me shpifje dhe trillime dhe imagjinatë më vulgare për këngëtaret dhe artistët si në asnjë vend tjetër. Ndaj ta konsiderojmë këtë një hap të parë në rrugën dhe përpjekjen për të garantuar një mbrojtje të merituar ndaj jetës private të qytetarëve shqiptar”,- tha ai.
© Panorama.al











