Parlamentit të Londrës po i bie tavani në kuptimin real të fjalës dhe, përkrah deputetëve, shëtisin ndonjëherë edhe minjtë. Dhomat e Parlamentit në Londër mund të mbyllen së shpejti për një afat pesëvjeçar, pasi duhen kryer riparime esenciale. Kjo do të ishte lëvizja e parë e deputetëve që nga Lufta e Dytë Botërore, nën planet që prekin shpenzime prej 3 miliardë paundësh, mbi rinovimin e pallatit “Westminster”. Nën një opsion, politikanët do të punojnë në një hapësirë nën “Big Ben”, ndërsa nis puna për heqjen e asbestit dhe zëvendësimin e rrjeteve elektrike dhe pajisjeve hidraulike. Një tjetër plan është braktisja një herë e mirë e kësaj ndërtese, shitja e saj dhe ndërtimi i një Parlamenti të ri, mundësisht jashtë Londrës. Pallati “Westminster” mbulon tetë akre dhe ka 1100 dhoma, 100 shkallë dhe korridore tri milje të gjata të shpërndara në katër kate. Kati zero i ndërtesës ka zyra, dhoma ngrënieje dhe bare. Kati i parë mban dhomat e debatit, lobet dhe libraritë. Dy katet











