Etiopia dhe Togoja shumë shpejt do te publikojnë njohjet për Kosovën. Burime të Gazetës Express thonë se ato pritet vetëm t’i dërgojnë notat verbale në Prishtinë.
Ndryshe nga herët e tjera, MPJ-ja dhe Zyra e Pacollit nuk flasin publikisht për vendimet e këtyre shteteve. Ndërkohë, vazhdon të mbetet ende e paqartë nëse Nigeria dhe Uganda e kanë njohur pavarësinë.
Republika e Togos ndodhet në Afrikën Perëndimore dhe kufizohet me tri shtetet që e kanë njohur Kosovën – Ganën në perëndim, Beninin në lindje dhe Burkina Fason në veri.
Edhe Republika Demokratike e Etiopisë ndodhet në Afrikë dhe është vendi i dytë në këtë kontinent për nga numri i banorëve, me më shumë se 84 milionë.
“Këto dy shtete afrikane e kanë formalizuar njohjen për Kosovën. Nuk do të vonohen as notat verbale që do të vijnë nga Togoja e Etiopia”, ka thënë burime të Expressit.
Njohjet nga Togoja e Etiopia pritet të rrisin numrin e vendeve që e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës në 93, ndonëse ende mungojnë njohjet formale nga Nigeria dhe Uganda.
© Panorama.al











