Prishtinë, sot pritet vendimi final për rastin “Kleçka”

May 2, 2012 | 13:02

Ndërsa pjesa më e madhe e të arrestuarve për rastin “Kleçka” u liruan, sot pritet vendimi për deputetin e Kuvendit të Kosovës, Fatmir Limaj, si dhe tre bashkëluftëtarët e tij, Nexhmi Krasniqi, Naser Shala dhe Naser Krasniqi. Ata akuzohen për krime lufte në Kleçkë. Vendimi i mëparshëm i Gjykatës për t’i lënë të lirë edhe këta të fundit, u apelua nga prokurorët dhe sot pritet fjala e fundit për rrugën që do të marrë ky proces, pasi dëshmia e të vetmit dëshmitar rezultoi e komprometuar. Mbrojtja shprehu bindjen se vendimi do të jetë lirues për katër të pandehurit të mbetur për gjykim në këtë rast, pasi “prokurori ato dëshmi i ka konsideruar si bosht të lëndës” dhe ato janë të pavlefshme.

© Panorama.al

Te lidhura