Princesha e Monaco-s dhe ankthi i shtatzënisë së vonuar

May 7, 2012 | 15:30

Burime të revistës “Voici” tregojnë për një princeshë të stresuar. Shkaku? Trashëgimtari i premtuar Albertos nuk po vjen.
Zilia për jetën e lakmuar në kështjellë, siç e tregojnë të gjitha përrallat, për princeshën Charlene të Monaco-s, duket të jetë krejt tjetër gjë. Është parë gjithnjë e më shumë e trishtuar. Të paktën kështu shkruan revista “Voici”. Pallati mbi shkëmb duket të jetë transformuar në burg, sepse 33-vjeçarja afrikano-jugore nuk po mundet të ngelë shtatzënë për t’i dhënë kështu trashëgimtarin e ligjshëm të shoqit, që për të përfaqëson edhe rrugën drejt “lirisë”. Duket në fakt, se për të bindur zonjushën e dikurshme Wittstok të mos ia mbathte pasi zbuloi për ekzistencën e një fëmije të tretë të të shoqit, lindur gjatë fejesës së tyre, Alberto i pat propozuar të bënin një pakt: “Më jep një fëmijë të ligjshëm ( tre fëmijët që ka janë të përjashtuar ligjërisht nga linja e trashëgimisë) dhe do të lë të largohesh”. Vetëm se trashëgimtari nuk po vjen, dhe Charlena e gjorë ndihet krejt si e burgosur, aq sa ka deklaruar disa muaj më parë se ka vetëm dy miq të vërtetë. Charlene e ka kthyer shtatzëninë e saj në një temë “tabu”, shkruan “Voici”, dhe kjo i ka hequr buzëqeshjen, duke e bërë të ndihet gjithnjë e më e shfrytëzuar dhe stresuar.

© Panorama.al

Te lidhura