Nga lajmet roze ne drejtimin e helikoptereve “Apache”. Behet fjale per princin e Anglise, Harry Williams, i treti në radhë për fronin britanik, qe se fundi është kualifikuar si pilot i helikopterëve “Apache” – një lëvizje kjo që mund ta sjellë atë më afër rivendosjes në Afganistan.
Në deklaratën që ka bërë publike Pallati, thuhet se 27-vjeçari ka mbaruar trajnimin prej 18 muajsh dhe se ka fituar edhe një çmim për aftësitë e tij si kopilot.
Princi është trajnuar në Shtetet e Bashkuara, në bazat në Kaliforni dhe në Arizona. Kapiteni Ualls, ashtu siç njihet ushtarakisht, është tërhequr nga detyra në Afganistan në vitin 2008. Helikopterët e SHBA-së “Apache” janë të dizajnuar për shkatërrimin e tankeve.











