Prezantohet Tavo: Të reformojmë shëndetësinë

Jul 4, 2012 | 9:46
Vangjel Tavo

TIRANE- Vangjel Tavo, përfaqësues i Lëvizjes Socialiste për Integrim është prezantuar sot në krye të Ministrisë së Shëndetësisë. Në fjalën e tij të parë si ministër Shëndetësie, Tavo kërkoi bashkpëpunim nga të gjitha drejtoritë për përmbushjen e objektivave në shërbim të qytetarit.

“Të vazhdojmë bashkëpunimin, për të arritur të realizojmë reformat shumë të rëndësishme, objektivin që ne si pjesë drejtuese e këtij dikasteri kemi, që është shërbimi ndaj qytetarit dhe shërbimi në interes të vendit. Ftoheni të gjithë që të jeni pjesë e stafit që unë do vazhdoj të drejtoj, për të arritur edhe objektivat e kësaj maxhorance në këtë 4- vjeçar.”- tha Tavo.

Ai paralajmëroi se do të ketë në ditët në vazhdim takime me çdo drejtori për të përcaktuar objektivat dhe detyrat që çdo dikaster do të ketë për punën në të ardhmen.

Vangjel Tavo pason një tjetër figurë të LSI-së në postin e ministrit të Shëndetësisë, Petrit Vasilin.

© Panorama.al

Te lidhura