Pretendimet e opozitës për manipulim votash, Ivi Kaso në Panorama TV: Në Belsh rezulton që 100 % e të burgosurve votuan kandidatin e PS, ndërsa në Rrogozhinë…

Jun 1, 2023 | 21:34
SHPËRNDAJE

Sekretari për çështjet ligjore në PD, Ivi Kaso, është shprehur se në zgjedhjet e 14 majit ka pasur manipulim votash nga ana e maxhorancës.

Komentet Kaso i bëri teksa ishte i ftuar në emisionin “Log” në Panorama TV, ku tha se në Bashkinë e Belshit dhe të Rrogozhinës, fituesi u vendos nga votat e të burgosurve.

Sipas Kasos, në të burgosurit e Burgut të Rrogozhinës rezulton që kanë votuar në masën 92-93 % për kandidatin e PS, ndërsa në Belsh, të burgosurit e Burgut të Kosovës së Lushnjës, që e kanë kaluar nën administrimin e Bashkisë së Belshit, rezulton të kenë votuar 100 % për kandidatin e PS.

“Diferenca është 30 në Rrogozhinë, 38 në Bashkinë e Belshit. Belshi ka burgun e Kosovës të Lushnjës brenda tij, çuditërisht. Kemi 2 burgje që kanë dhënë efektin në këto bashki, që kanë votuar 100 % në Bashkinë e Belshit për kandidatin e PS dhe rreth 92 % në Bashkinë e Rrogozhinës për kandidatin e PS. Edhe KAS është i populluar nga anëtarë të partive politike.

Standarti i mbajtur nga Komisioni Qëndror i mëparshëm, diskutimet bëheshin publike. Tani KAS tërhiqet në dhomën e këshillimit, larg përfaqësuesve dhe medias për të marrë vendime.

Ishte e natyrshme që zoti Gumi që vijon edhe në hartimin e kodit zgjedhor, në cilësinë e përfaqësuesit të kandidatit dhe zoti Rusmaili…

Di që në përgjithësi qëndrimet e anëtarëve të KAS lidhen shumë edhe me qëndrimet e mëparshme që ata kanë mbajtur. Belshin e kemi kërkuar dhe mbeti për t’u vendosur për ditën e hënë. Nga pikëpamja proceduriale Rrogozhina duhet të shërbejë si precedent. Kandidati i mbështetur nga BF që kryesonte deri në kutinë e fundit me 50 vota, rezultati u përmbys nga kutia e burgut.

Të tregojmë njëerë se çfarë ndodh në zgjedhjet e Shqipërisë. Problematika që ne kemi ngritur është se ka një mungesë qartësie në legjislacion nëse për zgjedhjet për pushtetin vendor të burgosurit duhet të votojnë atje ku vuajnë dënimin, apo atje ku kanë patur vendbanimet.

Kodi civil e lidh të drejtën për të votuar me vendbanimin. Ka praktika të ndryshme, bota njëh edhe praktika të tjera të votimit, votim me prokurë, me postë, duke i shoqëruar të burgosurit. Ti në burg do të votoje për atë që thotë drejtori i burgut.

Ne kemi kandidatin e PS në IEVP Rrogozhinë që ka babain që punon shefi policisë së burgjeve në atë burg, ka kunatin jurist të atij burgu, dy përfaqësuesit e PS në komision janë edukatorët e burgut. Janë ata persona që japin lehtësira për të burgosurit”, u shpreh Kaso.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura