GJIROKASTËR- Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga një 42 vjecar, denoncuar nga bashkëshortja e tij me akuzën e presionit dhe dhunës për ta detyruar atë të prostituonte.
Policia ka bërë me dije se ka ndaluar shtetasin Mihal Koronit, 42 vjecarit nga Përmeti, banor në Gjirokastër. Ai është arrestuar sapo në polici ka denoncuar e shoqja e tij Z.G 30 vjec nga Lushnja, me të cilën ndante shtratin prej më shumë se tetë vitesh. Në dëshminë e saj në polici 30 vjecarja Z.G., ka rrëfyer se ajo dhunohej sistematikisht nga i shoqi i saj si fizikisht, ashtu dhe psikologjikisht. Qëllimi i të shoqit, ishte që ai të nxirrte në rrugë, gruan e vet për të prostituuar. Ne telefon ai kishte 10 video pornografike që ja kishte bërë bashkëshortes së tij.
Me keto filmime Mihali e pati kërcënuar se nëse nuk pranonte të prostituonte, videot porno, do t’i hidhte në internet.
Piro NASE
© Panorama.al











