BE-ja duhet të trajtojë “shtrembërimet” e krijuara nga një plan amerikan prej 430 miliardë dollarësh (349 miliardë paund) për të nxitur teknologjitë miqësore me klimën, ka thënë Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Disa anëtarë të BE-së kanë kritikuar Aktin e SHBA-së për Reduktimin e Inflacionit (IRA), duke rritur frikën e një lufte tregtare, raporton BBC.
Ka shqetësime se lehtësimet e taksave mund të joshin bizneset e BE-së dhe të dëmtojnë kompanitë evropiane.
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha se BE duhet të “rregullojë rregullat tona”.
“Konkurrenca është e mirë… por kjo garë duhet të respektojë një fushë loje të barabartë,” tha ajo gjatë një fjalimi në Belgjikë.
Sipas IRA-s, konsumatorët amerikanë do të marrin stimuj për të blerë makina elektrike të reja dhe të përdorura, për të ngrohur shtëpitë e tyre me pompa nxehtësie dhe madje për të gatuar ushqimin e tyre duke përdorur induksion elektrik.
Presidenti i SHBA Joe Biden e ka quajtur atë si veprimin më “agresiv” që vendi i tij ka ndërmarrë për të trajtuar krizën klimatike.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al