Vetëm pak minuta pas zgjedhjes së Bujar Nishanit në krye të shtetit shqiptar, Presidenti në detyrë, Bamir Topi ka përshëndetur Nishanin duke i uruar suksese në detyrën e tij të re.
Në një mesazh telefonik, Topi shkruante “Presidenti Topi përshëndet vendimin e Parlamentit për zgjedhjen e zotit Bujar Nishani sot pasdite me 73 vota në krye të Shtetit shqiptar duke i uruar zotit Nishani suksese në detyrën e lartë.” Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani u zgjodh President i Republikës në raundin e katërt të votimit, me 73 vota pro.











