Presidenti Topi nis një vizitë shtetërore në Kuvajt

May 27, 2012 | 10:25

Forcimi i marrëdhënieve politike dhe rritja e bashkëpunimit ekonomik, si dhe mundësitë e shtimit të investimeve të Shtetit të Kuvajtit në Shqipëri janë disa nga çështjet për të cilat presidenti i republikës, Bamir Topi do të diskutojë me autoritetet e Kuvajtit. Presidenti, Bamir Topi ka nisur sot një vizitë shtetërore në Shtetin e Kuvajtit, me ftesë të Emirit të Kuvajtit, Sheikut Sabah Al-Ahmad Al-Jaber Al-Sabah

Kreu i Shtetit shqiptar do të pritet me ceremoni zyrtare nga Emiri i Shtetit të Kuvajtit, Sheiku Sabah Al-Ahmad Al-Jaber Al-Sabah, si dhe nga autoritete të tjera të larta të monarkisë kushtetuese të Shtetit të Kuvajtit.

Qëllimi i vizitës së Topit është zhvillimi i mëtejshëm i marrëdhënieve të miqësisë e bashkëpunimit të vazhdueshëm që ekzistojnë midis dy vendeve e popujve tanë.

Gjatë qëndrimit në Shtetin e Kuvajtit, Presidenti Topi do të zhvillojë një takim të veçantë me Emirin e Shtetit të Kuvajtit, Sheikun Sabah Al-Ahmed Al-Jaber Al-Sabah, me Kryeministrin kuvajtian, Sheikun Jaber Al-Mubarak Al-Hamed Al-Sabah, me Kryetarin e Asamblesë Kombëtare të Shtetit të Kuvajtit, Ahmed Abdulaziz Al-Saadun, etj.

© Panorama.al

Te lidhura