Presidenti, tërhiqet nga gara, Xhezair Zaganjori

Jun 8, 2012 | 15:39

Kandidati i përzgjedhur nga mazhoranca për President të Republikes Xhezair Zaganjori terhiqet nga gara. Zaganjori ka deklaruar se nuk eshte me kandidat per ne raundin e katert, i cili do te mbahet te henen ne oren 10:00.

“Nuk jam më kandidat për raundin e katërt, nuk pranoj që të jem kandidat për raundin e katërt. Për mua ka shumë rëndësi fakti, që opozita nuk ka besim tek unë dhe do të paragjykohet çdo vendimmarrje e imja, në një kohë që Shqipëria përballet me sfida të jashtëzakonshme, është reforma zgjedhore, janë zgjedhjet e vitit që vjen, reforma në drejtësi që duhet të bëhet, cështja e pranimit të Shqipërisë për të fituar statusin e vendit kandidat dhe me radhë. Në këto kushte paragjykimi unë deklaroj me bindje të plota dhe jam i sigurtë që analistët do të thonë se ka patur presione, ka patur takime… Nuk më vjen keq për asgjë, unë falenderoj ata që më propozuan, do të uroja që ky proces të mbyllej dhe të zgjidhej një kandidat i përshtatshëm”- eshte shprehur Zaganjori.

Kandidatura e Zaganjorit u propozua nga konsultimet brenda maxhorances, por kundershtite e forta te opozites, si nje kandidat jo konsensual duke se kane shtyre anetarin e Gjykates Kushtetuese te deklaroje terheqjen ende pa u shpallur zyrtarisht kandidat per President.

Tashme partite politike kane mundesi te reja per te gjetur rrugen e konsensusit mes njera- tjeres. Parlamenti konsumoi sot raundin e trete te votimit pa kandidat zyrtare per President.

© Panorama.al

Te lidhura