Presidenti Saleh, raportime të ndryshme për gjendjen e tij

Jun 4, 2011 | 14:54

Vazhdojnë raportet kundërthënëse sot nëse presidenti i Jemenit, Ali Abdullah Saleh, është larguar nga shteti për tu kuruar. Televizioni satelitor Al Arabia, citon një burim shëndetësor në Sana, kryeqytetin e Jemenit, që thotë se Saleh është larguar me aeroplan për në Arabinë Saudite për trajtimin e lëndimeve që iu shkaktuan gjatë një sulmi të premtën në pallatin presidencial.

Megjithatë, agjencia e lajmeve, Saba, nuk i ka konfirmuar këto raporte, duke thënë vetëm se zyrtarë qeveritar janë nisur për në Arabinë Saudite për tu trajtuar.

Të premtën, presidenti e bëri publike një deklaratë në formatin audio duke thënë se ai është mjaft mirë megjithëse është raportuar se ai është lënduar në qafë dhe ka prerje në fytyrën e tij pasi forcat fisnore e granatuan pallatin presidencial.

© Panorama.al

Te lidhura