Rama: Gati për bisedime. Të bashkuar, ia dalim

Jun 8, 2012 | 19:03

TIRANE- Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama i shprehi edhe njëherë maxhorances vullnetin e opozitës për të dhënë konsensusin për një kandidaturë për President që sipas tij, duhet identifikuar përmes dialogut mes të gjitha palëve.

Ai tha se tërheqja e Xhezair Zaganjorit, hap rrugen per konsensus.

Sipas Ramës, nëse çdo palë ka të njëjtin vullnet janë të gjitha mundësitë që kështu të ndodh, dhe zgjidhja me konsensus të kthehet në mundësi, dhe të tregojë aftësinë e Shqipërisë në kërkim të statusit të vendit kandidat

“Vizioni ynë në këtë projekt ishte dhe mbetet i pandryshuar, të zgjedhim Presidentin bashkë, e dyta të hapim menjëherë bashkarisht procedurën për heqjen e imunitetit, e treta të bëjmë kompromisin për reformën parlamentare, e katerta të përmbyllim reformën zgjedhore dhe ta votojmë bashkarisht dhe e pesta, po bashkarisht me mbështetjen e presidentit të ri, në rast se do t’ja dalim, t’i drejtohemi BE-se për të kërkuar njëzëri që Shqipëria ta marrë statusin e kandidatit.”- tha Rama.

Kreu socialist tha se vetëm të bashkuar në emër të interesit kombëtarë ne mund t’ja dalim.

“Ne jemi këtu dhe jemi gati në çdo moment për tu përfshirë në çdo formë komunikimi dhe dialogu  për kapërcimin e këtij momenti”- tha kreu socialist.

© Panorama.al

Te lidhura