
TIRANE- “Nuk jemi larg nje konsensusi, per te cilin opozita eshte e gatshme dhe po ben perpjekje”. Keshtu ka deklaruar per emisionin “Top Story”, ne TCH, kreu i PS-se, Edi Rama, pas deshtimit edh ete raundit te trete per votimin e presidentit te ri te vendit.
Sipas tij, aktualisht ka perpjekje te gjithanshme per procesin. “Perpjekje qe per fat te keq jane te lehtesuara nga percapja kembengulese e komunitetit nderkombetar pa hyre ne emra konkrete, por duke u sqaruar ajo qe eshte e zeza mbi te bardhe, qe ky eshte nje test i patjetersueshem dhe i pashmangshem, duhet ta kalojme nese duam qe KE te marrin ne konsiderate kerkesen tone, qe duhet ta plotesojme edhe me reforma te tjera”- tha Rama.
Sipas tij, sot problemi eshte i thjeshte; cfare Shqiperie do te kemi vitin e ardhshem dhe vitet ne vijim dhe sa larg dhe sa prane familjes europiane do te jemi pas 12 tetorit?
“Kjo është pyetja që shtrohet sot. Ne jemi të gatshëm që të japim konsensus, nuk kërkojmë që të na japin konsensus. Ne duam të ndërtojmë një kornizë modalitetesh dhe jo ta kthejmë këtë proces në një farsë ku thjesht çojmë emra”, tha Rama.
© Panorama.al











