Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama ne nje dekade pas luftes ne Afganistan ka bërë thirrje për përfshirje në ndërtimin e kombit.
Në fjalimin e tij të përjavshëm, Obama i ka bërë një permbledhje udhëtimit të kësaj jave në Afganistan, ku ka nënshkruar marrëveshjen për partneritet strategjik me presidentin afgan, Hamid Karzai dhe ka kujtuar përvjetorin e vrasjes së Osama Bin Ladenit.
“Këtë javë unë kam udhëtuar drejt Afganistanit për të falënderuar trupat tona që shërbejnë lag shtëpisë dhe për të nënshkruar marrëveshjen që do të na ndihmojë të përfundojmë misionin dhe luftën”, ka thënë Obama.
“Ne kemi mposhtur hovin e talibanëve dhe kemi ndërtuar forca të forta të sigurisë. Ne kemi shkatërruar udhëheqjen e Al Kaidës”, ka shtuar presidenti amerikan.
Obama, të shtunën do të nisë zyrtarisht fushatën zgjedhore në Ohio dhe Virxhinia. Të dyja shtetet konsiderohen si kyçe për shpresat e tij për të fituar mandatin e dytë presidencial në nëntor.
Kandidati republikan që do të sfidojë Obamën pritet të jetë ish-guvernatori i Masaçusecit, Mit Romni.
© Panorama.al











