Presidenti i ri, Ngjela: Tani të propozojë opozita

Jun 8, 2012 | 16:39
Rama gjate nje takimi me aleatet

TIRANE-  Për rreth 60 minuta, kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ka mbledhur aleatët ku mësohet se është diskutuar lidhur me çështjen e Presidentit.

Në mbyllje të kësaj mbledhje drejtuesi i partisë Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela, u shpreh se pas dorëheqjes së Xhezair Zaganjorit, tashmë të drejtën për të propozuar një emër të ri e ka opozita.

Sipas Ngjelës, Berishës nuk i lejohet me një propozim për President.

“Sali Berisha ka humbur të drejtën e propozimit, sepse nuk është serioz në një marrëveshje, të drejtën tashmë e ka opozita.”- tha Ngjela.

Ende nuk janë bërë me dije detaje të tjera lidhur me diskutimet në tryezën e PS-së me aleatët.

Takimi i PS-se me aleatet nuk ka qene i plote, pasi te pranishem kane qene vetem, Preç Zogaj, Spartak Ngjela dhe Paskal Milo.

© Panorama.al

Te lidhura