PDIU vlerëson Nanon: Profil të lartë, vizion për integrimin

May 2, 2012 | 13:14
Fatos Nano

UPDATE- Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ka vlerësuar Fatos Nanon si një person me profil të lartë dhe me vizion të qartë për integrimin e vendit në BE. Në mbyllje të takimit mes tyre, në kuadër të synimit të Nanos për të siguruar mbështetje në garën për kreun e ri të shtetit, Idrizi ka vlerësuar kontributin dhe platformën e tij.

“Urojmë që shqiptarët të kenë president konsensual. Për partinë tonë, presidenti duhet ta zbatojë kushtetutën në mënyrë integrale për aspiratat e popullit për bashkim kombëtar, është proces që nuk zgjidhet në mënyrë të njëanshme, ne duam president të mirëpranuar, një figurë që të jetë garant i Kushtetutës, të dije të thotë jo për ligjet që bien ndesh me proceset integruese”- tha ai.

I pyetur nëse vota e PDIU-së do të jetë pro Nanos president, Idrizi ka theksuar se PDIU vlerëson Nanon si person me profil të lartë dhe me vizion të qartë që për proceset integruese. “Ne do japim kontributin tonë që presidenti të jetë figurë e gjithëpranuar nga partitë parlamentare, ose jo, por edhe nga publiku shqiptar”.

‘Presidenti’, Nano takohet me Shpëtim Idrizin

TIRANE- Ish-kreu i socialisteve, Fatos Nano ka rinisur takimet e paralajmeruara me kreret e partive, ne kuader te mbeshtetjes qe kerkon te fitoje pas veteofrimit te tij si kandidat për postin e presidentit të Shqipërisë.

Mesditen e sotme, ai eshte takuar me kreun e PDIU-së, Shpëtim Idrizi, të cilit do t’i kërkojë mbështetjen ne garen e shpallur per kreun e ri te shtetit.

Ky takim vjen pas atyre te zhvilluara me pare me kryetarin e LSI-së Ilir Meta dhe kryetarin e PS-së Edi Rama. Takime te pritshme jane ato me kryeministrin Sali Berisha, kreun e PBDNJ-it Vangjel Dule si dhe me kreun e PR-së, Fatmir Mediu.

© Panorama.al

Te lidhura