Mediu takon Nanon: Dialogu, i domosdoshëm

May 8, 2012 | 9:45

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu tha se qëndrimi i tij për çështjen e presidentit lidhet edhe me diskutimet brenda maxhorancës, ku do të ketë diskutime të brendshme.

“Komunikimi dhe dialogu është mëse i domosdoshëm. Këto takime duhet të jenë ngjarje të zakonshme. Janë në interes të shoqërisë. Është shumë e rëndësishme, meqë jemi brenda familjes së maxhorancës, duhen diskutuar brenda maxhorancës. Kemi patur dhe praktika të mëparshme që kemi vepruar në këtë mënyrë.”- u shpreh Mediu pas takimit me Faton Nanon.

Mediu tha se kandidatura e Topallit, dhe e kujtdo tjetër për të është e mirëpritur.

Këtë proces të mos e shikojmë si një proces të politikës,tha ai, duke shtuar se,  do ishte mire që kandidatët për president të debatonin me njëri- tjetrin si në çdo vend tjetër.

Ky takim vjen në kuadër të takimeve që zoti Nano po mban kohët e fundit në funksion të promovimit të platformës së tij për President. Nano pritet të marrë mbështetjen e republikanëve gjatë këtij takimi.

Një ditë më parë, kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu u shpreh:  “Patjetër që do ta takoj zotin Nano. Unë kam qenë për dialogun politik, është më se i domosdoshëm, sidomos për çështjet e interesit kombëtar. Unë besoj te një President që do të vijë si fryt i diskutimeve dhe debateve brenda forcave politike dhe një vendimmarrje që qartësisht duhet të jetë kushtetuese, pas një diskutimi konstruktiv.”

© Panorama.al

Te lidhura