
TIRANE-Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, duke vleresuar zgjedhjen e presidentit te ri te vendit, si nje proces me dialog gjitheperfshires, ka nenvizuar se per kete pati kontributin e saj edhe forca qe ai drejton.
Gjate nje takimi në Kozanë të Greqisë, ku shoqerohet me ministrin e ri të Shëndetësisë, Vangjel Tavo, Meta theksoi se LSI eshte nje force politike me syte tek te ardhmja dhe dialogu.
Duke u ndalur ne marredheniet mes Greqisë dhe Shqipërisë, Meta deklaroi se “LSI-ja është garanci për të gjithë shqiptarët që dëshirojnë të riintegrohen në vendin tonë. Jemi përgjegjës për të ardhmen e fëmijëve tanë”- tha ai.
© Panorama.al











