Presidenti mesazh për mbështetjen ndaj Personave me Aftësi të Kufizuara: Të përmbushim objektivat për zhvillim të qëndrueshëm!

Dec 3, 2023 | 9:20
SHPËRNDAJE

Presidenti i Republikës Bajram Begaj përcolli sot një mesazh për Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara.

begaj

Presidenti Begaj thekson nevojën e përmbushjes së objektivave për zhvillim të qëndrueshëm në mbështetje të Personave me Aftësi të Kufizuara.

Ai gjithashtu apelon për mbrojtjen e tyre përballë vështirësive si edhe për zbatim dhe respektim të të drejtave që i kanë të garantuara me ligj.

“Sot në Ditën e Personave me Aftësi të Kufizuara, le t’i shtojmë përpjekjet për të hequr pengesat me të cilat përballen ata, në veçanti  fëmijët.

Të zbatohen dhe respektohen të drejtat e tyre të garantuara me ligj, për më tepër përfshirje, punësim dhe mbrojtje sociale!

Të bëhemi bashkë në jetësimin e objektivave për zhvillim të qëndrueshëm që gjithkush të ndihet i vlerësuar e të ketë një jetë dinjitoze!”, shprehet Presidenti Begaj në profilin e tij zyrtar në facebook.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura