Maxhoranca:Artan Hoxha,President.PS:S’votojmë

Jun 11, 2012 | 10:13

TIRANE-Paraditen e sotme, maxhoranca ne Kuvendin e Shqiperise pritej te votoje kandidatin e vet per president, Artan Hoxha.

Nderkohe Partia Socialiste ka mbledhur grupin parlamentar per qendrimin qe do te mbaje. Mesohet zyrtarisht se deputetet socialiste do te jene te pranishem ne Kuvend, por nuk do te marrin pjese ne procesin e votimit te kandidatures se mazhorances per President te Republikes.

Pas tri orë diskutimesh me kreun e PS-se, me te cilin nuk u arrit asnje konsensus, maxhoranca vendosi t’i dergoje Kuvendit kandidaturën e ekspertit të njohur të ekonomisë dhe publicistikës, Artan Hoxha për postin e kreut të ri të shtetit.

Pro kesaj kandidature kane qene edhe kreu i LSI-së, Ilir Meta, kreu i PR, Mediu dhe ai i PDIU-së, pjese e tryezes se mbremshme te negociatave.

Seanca e sotme, vendosur te mbahet ne oren 10.00, duke qene se eshte e katerta, ne zbatim te Kushtetutes nuk ka domosdoshmeri kushtezimin me 3/5 e votave, qe do te thote se shumica ne Kuvend mund ta votoje me 71 vota.

 

© Panorama.al

Te lidhura