Presidenti Korrea mbron Asanzh: S’quhet krim

Aug 27, 2012 | 12:35

Presidenti i Ekuadorit ka hedhur poshtë akuzat për sulme seksuale ndaj themeluesit të WikiLeaks, Julian Asanzh, i cili prej dy muajsh po strehohet në Ambasadën e vendit të tij në Londër, duke u shprehur se një burrë nuk mund të thuhet se ka përdhunuar një grua, nëse ajo e ka futur vetë në shtratin e saj. Presidenti Rafael Korrea tha se veprimet për të cilat akuzohet Asanzh nuk mund të quhen krime në “90 deri në 95 për qind të planetit”. Ai kërkohet në Suedi mbi pretendimet e dy grave se i ka sulmuar seksualisht. Asanzh i trembet skenarit se pas kthimit të Suedi mund ta ekstradojnë në Amerikë, për t’u përballur me akuza mbi nxjerrjen e kabllogrameve diplomatike sekrete. I pyetur nëse përdorimi i forcës ndaj një gruaje nuk quhet krim, Korrea është përgjigjur: “Një grua me të cilën po flinte? Të flesh bashkë në të njëjtin shtrat? Le t’ia lëmë këtë sistemit të Drejtësisë në Suedi, por dua të them se në Amerikën Latine të mos përdorësh kondom nuk quhet krim”, citohet ai nga “Sunday Times”.

© Panorama.al

Te lidhura