Presidenti i Fenerbaçes, Aziz Jildirim, është dënuar me 7 vite burg për skandalin e basteve në futbollin turk, por është liruar në sallën e gjyqit në pritje të vendimit të Gjykatës së Apelit. Jildirim u dënua mes 93 të akuzuarve, përfshirë dhe drejtues të lartë të klubeve turke dhe futbollistë në një gjyq që është monitoruar me kujdes nga UEFA. Gjykata e dënoi presidentin e 18 herë kampionëve të Turqisë me 3 vite e nëntë muaj burg për trukim rezultatesh dhe me 2,5 vite të tjera për krijimin e një organizate ilegale që merrej me manipulimin e rezultateve. Ai u gjobit gjithashtu me 1.3 milionë lira (ose 720,000 dollarë amerikanë) dhe iu ndalua të drejtojë një klub dhe të shohë ndeshjet në stadium. Të tjerë drejtues që u dënuan, janë dhe ish-trajneri dhe drejtori i klubit tjetër të Stambollit, Beshiktash. Avokati i Aziz Jildirim do ta
apelojë vendimin.











