Kreu i BERZH, Berishës: Bashkëpunim afatgjatë

Sep 4, 2012 | 11:08

Bashkepunim afatgjate dhe perfitim nga strategjia me projekte te reja ne shume sektore i ka premtuar kryeministrit Sali Berisha, presidenti i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH),Suma Chakrabart.

Ata kane zhvilluar nje takim gjate qendrimit te Berishes ne Slloveni, ku kane diskutuar per shtrirjen e metejshme te bashkepunimit.

“E njoh Shqipërinë si një përthithëse të projekteve tona të suksesshme dhe shpreh besimin se bashkëpunimi e lidhja e fortë që kemi, do të jetë afatgjatë”, u shpreh Presidenti i BERZH, duke vënë në dukje se kjo Bankë ka përgatitur një strategji të re, me mbështetje të fokusuar në projekte infrastrukture, energjie, privatizime, etj. Po ashtu, në fushën e forcimit të institucioneve është destinuar një fond i konsiderueshëm për të mbështetur këtë proces.

Ndersa, Berisha e falënderoi Presidentin e BERZH për mbështetjen dhe bashkëpunimin e Bankës që ai po drejton dhe theksoi se qeveria shqiptare e konsideron BERZH-in si një partner shumë të rëndësishëm në rrugëtimin e saj drejt zhvillimit të vendit e të lirisë së ekonomisë së tregut.

Kryeministri i prezantoi Presidentit te BERZH punën e bërë në fushën e energjisë së rinovueshme, që nga viti 2007 e në vazhdim, të kurorëzuar me dhënien me koncesion të rreth 330 HEC-eve, nga të cilat 72 tashmë të përfunduara e në prodhim me kapacitet 125 mega dhe 50 të tjera në proces. Potencialet janë akoma më të mëdha, prandaj mbështetja me financime i këtij sektori është shumë e rëndësishme.

Ai e garantoi Presidentin e Bankës për vazhdimësinë e reformave, mbajtjen e rritjes ekonomike, ekuilibrin makroekonomik dhe kujdesin për borxhin publik e deficitin buxhetor në normat dhe objektivat e përcaktuar.

 

© Panorama.al

Te lidhura