Artan Hoxha: Ja pse u tërhoqa nga kandidimi

Jun 11, 2012 | 12:37

TIRANE- Kandidati zyrtar i maxhorances per president, Artan Hoxha, pasi ka marre edhe miratimin ne komisionin e Ligjeve, ka mbledhur 40 firma ne favor te tij dhe vetem pak para nisjes se seances se votimit ka deklaruar terheqjen nga kandidatuara, duke u bere keshtu e dyta zgjedhje e terhequr e maxhoranes.

Lajmi per terheqjen e tij u konfirmua zyrtarisht nga kreu i grupit te PD-se, Astrit Patozi e me pas u faktua me nje leter sqaruese te vete Hoxhes, derguar mediave.

Letra e plote

“Deri pas mbledhjes së mbrëmshme kam shpresuar se procesi presidencial do të mbante frymën minimale të mirëkuptimit dhe konsensualitetit madje dhe sot në mëngjes pasi kam marrë me qindra e qindra mesazhe urimi një pjesë e mirë, e të cilave më kanë ardhur nga individë brenda dhe pranë Partisë Socialiste.

Kam vazhduar të shpresoj se procesi presidencial premtonte ende mirëkuptim dhe konsensus, por duke parë qëndrimet e eksponentëve socialistë dhe pranë tyre, të cilët filluan të përdorin me agresivitet dhe egërsi të gjitha llojet e akuzave të bajatosura në këto 22 vite, përfshi shpifje dhe shantazhe, arritën në përfundimin se procesi presidencial nuk mund të ketë as minimumin e civilizimit dhe të, dhe aq më pak të vullnetit të mirë për zgjidhje të arsyeshme dhe konsensuale.

Arrita të kuptoj se në procesin presidencial për shkak të interesave politike nuk lejohet të kontribuojnë faktorët civilë. Unë e kam ndjekur nga shumë pranë procesin presidencial, kam komentuar dhe kam shkuar në favor të zgjedhjes së arsyeshme dhe konsensuale. Mendova të kontribuoj në instancën e fundit për të njëjtin qëllim, por për gjithçka çfarë shpjegova më lart deklaroj se nuk mund të jem më pjesë e vazhdimit të këtij procesi, i cili me sa duket paralajmëron furtunë”, thuhet në deklaratën e tij.

© Panorama.al

Te lidhura