Presidenti francez Hollande zbulon kabinetin e ri të bukurosheve

May 21, 2012 | 15:11

Carla Bruni ka vetëm pak ditë që është jashtë pallatit presidencial Elize.
Por tashmë një linjë e re bukurish magjepsëse në politikë po kërcënon ta kthejë ish zonjën e parë të Francës, në një kujtim i largët.
Presidenti francez, Francois Hollande, i betuar rishtazi, dy ditë më parë, zbuloi kabinetin e tij, të udhëhequr nga një turmë  ‘Mademoiselles’ të reja dhe elegante. Duke zgjedhur pikërisht ato, ka eklipsuar kolegët e tyre meshkuj, e mbase edhe ju ka thyer pak zemrat, por fakt është që fytyrat e reja të presidencës franceze po hecin mbi taka të larta. Udhëheqësja e partisë së gjelbër, 37-vjeçarja Cécile Duflot, tashmë Ministre e Strehimit, Aurelie Filipetti, 38 vjeç, Ministre e Kulturës dhe Najat Vallaud-Belkacem, 34 vjeç, Ministre e të Drejtave të Grave, kanë mbërritur me hapa të sigurt në mermerin e bardhë për të bërë takimin e parë të qeverisë së re. njëra pas tjetrës, secila me karakteristika të spikatura, kanë mbërritur në këtë takim, me rastin e së cilit kanë bërë edhe fotot që sapo janë publikuar. Kabineti I ri I qeverisë franceze, përmban plot 17 femra ministër, po aq sa ç ’janë edhe meshkuj, premtim I mbajtur ky nga fushata e Hollandes. Kjo është hera e parë që janë kaq shumë femra në qeverisjen franceze.
Gjithsesi, vetëm njëra nga ministritë me portofol të rëndë i ka shkuar për drejtim një femre, pikërisht Ministria e Drejtësisë që është nën drejtimin e 60 vjeçares Christiane Taubira.
Gruaja e re e presidentit, Valerie Trierweiler, është një tjetër element I rëndësishëm femëror që ka sjellë një shije të re në samitin e politikës franceze. Ajo mbërriti të takoj të shoqin e veshur në fustan të zi, taka të larta e kapërdinë të bardhë.

© Panorama.al

Te lidhura