
TIRANE- Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama shprehi sot keqardhje për deklaratat e maxhorancës. Në një reagim në Tëitter, kryetari i socialistëve, duke iu referuar deklaratave të ministres së Integrimit, Majlinda Bregu u shpreh se pavarësisht furisë së sotme antiopozitare të qeverisë, kreu shtetit dhe kreu i SHISH janë shërbëtore te kryeministrisë, sipas tij, këtë e thone faktet dhe jo opozita.
“Edhe që kreu i Sherbimit Sekret Shqiptar s’mund të emërohet pa u konsultuar me aleatin më të madh strategjik është fakt i njohur botërisht”- shkruan Rama në Tëitter.
Më herët ministrja, Majlinda Bregu vlerësoi figurën e kreut të ri të SHISH, Visho Ajazi, ndërsa tha se zgjedhja e tij në krye të këtij institucioni është bërë konform ligjit.
“Po edhe që ky emërim i bërë në këto kushte është pjesë e përshkallezimit të kapjes së shtetit, kjo duket açik! Koha e këtij pushteti po mbaron”- përfundon Rama.
© Panorama.al











