Kreu i qeverisë, Sali Berisha deklaroi sot se, mazhoranca mbetet e vendosur t’i japë vendit Presidentin e ri në përputhje me Kushtetutën e Shqipërisë. Duke patur parasysh deklarimet e faktorit ndërkombëtarë në vend për një president konsensual, Berisha theksoi se, është një njeri jashtëzakonisht vlerësues ndaj faktorit ndërkombëtarë.
“Jemi të hapur të diskutojmë me të gjithë faktorët parlamentarë kandidaturat, por në çdo rrethanë ne mbetemi të vendosur t’i japim vendit në përputhje me Kushtetutën e Shqipërisë. Do të ishte qesharake, jo serioze që ne të zëvendësojmë Kushtetutën me forma të tjera të paparashikuara.”- tha ai.
Sipas tij, do të jetë kandidat i mazhorancës, dhe nëse Rama jep votat e mirëpresim ,sikundër Rama në përputhje me Kushtetutën mund të paraqesë kandidatin e tij.
“Nuk do jetë një proces konfrontues, do të jetë një proces kushtetues.”- përfundoi Berisha.
Ndryshimet në qeveri
Lidhur me ndryshimet ne qeveri, kryeministri tha se prova me e madhe per kete qeveri ishte vota e 8 majit, duke kujtuar ketu se lideri i opozites i shpalli zgjedhjet lokale te 8 majit, si plebishit antiqeveritar.
Sa i perket LSI-se, Berisha tha se eshte i detyruar te respektoje marreveshjen si nje parti koalicioni, ne permasat e marreveshjes.
Lidhur me ndryshime
© Panorama.al











