Presidentët nga vendet fqinje të Serbisë dhe ata të rajonit sot nuk marrin pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri serb, Tomislav NikoliC.
Në këtë ceremoni është konfirmuar vetëm prania e presidentit malazez, Filip Vujanoviq dhe atij të Republika Srpska, Milorad Dodiq. Në ceremoni pritet edhe pjesëmarrja e eUrokomisionerit për zgjerim të BE-së, Stefan Fyle, i cili paraprakisht do të ketë një takim me presidentin e ri serb.
Në ceremoni nuk do të jetë edhe presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, kabineti i të cilit nuk ka qartësuar mungesën në Beograd.
Por, Ivanov gjatë kësaj jave pritet të qëndrojë në Beograd në një konferencë ndërkombëtare, ku është paraparë edhe takimi me Nikolic. Ky i fundit konsiderohet si një politikan ultranacionalist, i cili me deklarimet e para publike duke komentuar masakrën e Srebrenicës, ka irrituar dhe shfaqur reagime nga Sarajeva dhe Zagrebi. Nikolic ka theksuar se në Srebrenicë nuk ka pasur gjenocid, por vetëm krime kundër civilëve të bëra nga disa kriminelë serb. (INA)
© Panorama.al











