Presidenti i ri i Frances, socialisti, Fransua Hollande eshte angazhuar te jete president i te gjitheve.
“Angazhohem ti shërbej vendit me një angazhim dhe devotshmëri që kërkon ky angazhim. I drejtoj një përshëndetje Nikolas Sarkozi, i cili meriton gjithë respektin tonë. I shpreh falenderimet e mija të gjithë atyre që bënë të mundur fitoren. I drejtohem votuesve, që nuk më dhanë votën se respektoj bindjen e tyre do jem presidentio i të gjithëve”,- deklaroi Hollande pas shpalljes se fitores.
Hollande premtoi se sfida e parë në krye të Francës është bashkimi i vendit për të përballuar sfidat që e presin. “Detyra e parë të mbledh dhe të bashkoj cdo qytetar në aksioonin e përbashkët për të përballuar ssidat që na presin. Synoj ringritjen e prodhimit, për të nxjerrë vendin nga kriza. “Shumë e prisnim këtë moment prej vitesh, të tjerë s’e kishin njohur kurrë. Disa mes jush kishin kujtime të këqija. Jam i lumtur që ju dhashë shpresë. Ky emocion është ai i krenarisë, përgjegjësisë. Ndryshimi që ju propozoj duhet të jetë në lartësinë e Francës. Sot nuk ka dy Franca që përballen, është vetëm një komb që bashkohet në një fat. Gjithkush do të trajtohet me drejtësi, barazi e respekt. Asnjë fëmijë i Republikës, nuk do të braktiset e diskriminohet. Çdo arritje do të nderohet për jetën e secilit. Shumë dhimbje na kanë ndarë, por tashmë mbaruan. Detyra e parë e Presidentit është të mbledhë çdo qytetar në aksionin e përbashkët për të përballuar sfidat që na presin, që janë të rënda e të mëdha”, tha ai.
Sarkozi
Ish presidenti Sarkozi ka pranuar humbjen duke marre edhe pergjegjesite per te. Deklarata u be ne nje fjalim prekës, para qindra mbështetësve të tij, Nikolas Sarkozi ku shpalli humbjen e tij në zgjedhjet presidenciale dhe uroi presidentin e ri.
“Franca ka sot një president të ri, dhe bëri zgjedhjen e saj republikane. Franca ka president Fransua Hollande. Kam dashur që institucioni që unë drejtoj të jetë i nderuar. Sapo kam folur në telefon me Hollande dhe dua ti uroj fat. Uroj me zemër që Franca të arrij ti kalojë të gjitha provat e rëndësishme me të cilat do përballet vendi ynë. Ne duhet të mendojmë sot ekskluzivisht për madhëshinë e Francës. Mbaj mbi vete përgjegjësinë e humbjes”,- deklaroi Sarkozi.
Hollande eshte pas François Mitterand i dyti president socialist i republikës së pestë të Francës duke rimarë kësisoj pas 17 vjetësh prej golistëve postin me të lartë shtetëror.
Pjesëmarrja në balotazhin e së dielës ishte relativisht e madhe. Rreth 72 për qind e 46 milionë qytetarëve me të drejtë vote, kanë votuar deri në orën 17.
© Panorama.al











