Klubet e Premier Ligës angleze kanë shpenzuar shumën rekord të 1.6 miliardë eurove vetëm për rroga, sezonin 2009-2010. Në një studim të shoqërisë “Deloitte”, rrogat e futbollistëve, përfshirë atë të Uejn Runit apo Stiven Xherrardit, kanë pësuar një rritje prej 72 milionë eurosh brenda 12 muajve. Faturën më të shtrenjtë e mban klubi i Çelsit me 195 milionë euro në vit. Pastaj vjen Siti, që për pagat e lojtarëve të saj paguan 150 milionë euro, një më shumë se rivalët e Mançester Junajtid. Kampionati anglez vazhdon të mbetet më i pasuri në kontinent.











