
TIRANE- Policia e Tiranës ka arrestuar Ilia Bashon, bashkeshortin e Eleni Bashos, ekzekutuar pak kohe me pare teska dilte nga banesa e saj ne Shkoze.
Lajmin e ka bere me dije Drejtori i Policisë së Tiranës Bernard Çaushaj, i cili duke dhene detaje rreth ngjarjes ka theksuar Ilia Basho rezulton të jetë i dyshuari kryesor për vrasjen e bashkëshortes së tij, Eleni Basho, dhe organizator i vrasjes.
Gruaja u va mbremjen e 2 shkurtit dhe vdiq ne vend nga plumbat e marre, ndersa autoret u larguan ne errresire. Sipas dëshmive të para u mësua se gjatë momentit të vrasjes së Eleni Bashos, bashkëshorti i saj, Ilia Basho ndodhej në punë dhe deklaroi se shkak te vrasjes dyshonte ngaterrimin e personit ose grabitjen.











