Pranga dy punonjësve të CEZ, dhunuan qytetarin

Feb 11, 2012 | 11:10

BERAT- Dhunuan një banor të Beratit, policia çon në pranga dy punonjës të CEZ-it. Sipas Policisë së Beratit, dyshohet se të arrestuarit, Ulsi Rujo dhe Fitim Cela kanë ushtruar dhunë fizike ndaj qytetarit me iniciale B.C., pasi ky i fundit ishte ankuar tek ata për faturimin. Ngjarja ndodhi pranë merkatos së qytetit, kur mes dy punonjësve të kompanisë CEZ dhe qytetarit ka nisur një debat i ashpër derisa përfundoi në dhunë fizike. Pasi kanë parë ngjarjen, banorët sinjalizuan policinë, e cila mbërriti në vend dhe arrestoi punonjësit e CEZ-it. Ndërkohë dje reagoi edhe kompania “CEZ” në lidhje me këtë ngjarje, duke deklaruar se janë duke shqyrtuar incidentin dhe se pasi të kenë një informacion më të detajuar, do të marrin masat përkatëse ndaj dy punonjësve. Mësohet se dy të arrestuarit janë kapur në tentativë për t’u larguar me automjet nga qyteti. Ndërsa banori i dhunuar ka marrë ndihmë mjekësore në spitalin e Beratit.

© Panorama.al

Te lidhura