Dyshoi për atësinë, hedh foshnjën 3 ditësh nga materniteti. Pranga babait 29 vjec

Jul 31, 2012 | 10:29

Policia te materniteti “Koço Glozheni”, mbrëmë pas ngjarjes

Tiranë, 29-vjeçari hedh nga kati i katërt fëmijën e tij 3 ditësh. Dëshmitë e mamive: Pati debate me gruan për atësinë.

Tiranë/ Policia arreston pas një ore Hysen Bibën, kishte edhe një djalë dy vjeç.

Babai hedh foshnjën 3 ditëshe nga kati i katërt i maternitetit “Koço Gliozheni”, pasi vizitoi gruan.  Krimi i rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme te materniteti “Koço Gliozheni”, në afërsi të Bërrylit në Tiranë. Nëna e fëmijës së sapolindur pretendon se i shoqi vuan nga probleme mendore. Ndërsa disa mami të maternitetit kanë deklaruar për grupin hetimor se para ngjarjes, mes çiftit pati një debat për atësinë e fëmijës. Policia tha se autor i ngjarjes së rëndë është babai i foshnjës, Hysen Biba, 29 vjeç, nga Kukësi dhe banues në zonën e Tregut Elektrik, te rruga “Todi Shkurti” në kryeqytet. Bashkëshortja e tij, Luljet Biba, me të cilën kishte edhe një djalë tjetër 2 vjeç, kishte lindur para tri ditësh fëmijën e dytë, i cili po ashtu ishte djalë.

(Artikullin e plotë e lexoni ne gazeten “Panorama” ne numrin e sotëm të versionit print).

© Panorama.al

Te lidhura