Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se paratë në projektbuxhetin 2025 janë të përqendruara, sipas tij, në sektorët ku grabitet më shumë.
Berisha thekson se 15% e buxhetit është në duart e ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, për të cilën shprehet “vjedhëse të tillë nuk ka parë”.
“Paratë përqendrohen që të gjitha në sektorë ku vjedh më shumë qeveria.
15 përqind e buxhetit është në duart e Lubi Ballukut, asistentes më kryesore në vjedhje të Edi Ramës, e cila u kujtoj edhe njëherë të dashur qytetarë, mos harroni se në praktikën e Edi Ramës që ndante lejen e ndërtimit për çdo shkallë pallati, Lubi Balluku ndan unazën e Tiranës që ka mbetur në 14 kontrata në mënyrë që të mjelë, vjelë 14 gjoba.
Vjedhëse të tillë nuk ka parë, por gjithçka është në arkën e përbashkët Rama-Balluku, siç i kanë pasur në bashki gjërat”, tha Berisha.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al