Posti i Jeremicit në OKB, përplasje në PD-në serbe

Jul 4, 2012 | 21:47

Ministri i jashtëm i Serbisë në largim, Vuk Jeremic ka akuzuar sot kolegun e tij në Partinë Demokratike, Dragan Gjillas, për pohime të genjeshterta lidhur me shpenzimet e Jeremicit në Nju Jork, gjatë kryesimit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Gjate nje deklarate ne një televizion te Beogradit ai tha se në sulmin e Gjillasit ka elemente të frustrimit dhe armiqësisë personale dhe “mallkimit serb se falet çdo gjë pos suksesit”.

Jeremic i ka hedhur poshtë pohimet se rroga e tij, gjatë kryesimit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për një vit do të jetë 28 mijë dollarë në nuaj.

“Shifrat që janë paraqitur nuk kanë asgjë të përbashkët me realitetin. Kjo është e pakuptimtë, rroga ime do të jetë shumë më e ulët se kjo shumë”, tha Jeremic.

Zëvendëspresidenti i Partisë Demokratike, Dragan Gjillas, që është edhe kryetar i Beogradit sot e ka vlerësuar të turpshëm vendimin e qeverisë së Serbisë për lejimin e shtatë milionë dollarëve për financimin e shpenzimeve të Vuk Jeremicit, gjatë kryesimit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, në Nju Jork.

“Gjillas ka thënë se me këtë qëndrim e ka njohur kryesinë e Partisë Demokratike dhe kryeministrin në largim, Mirko Cvetkovic dhe ka kërkuar anulimin e vendimit për shpenzimet e zyrës së Vuk Jeremicit në Nju Jork, të cilin qeveria e ka miratuar më 24 maj”, raporton agjencia Beta.

© Panorama.al

Te lidhura