Porsche Albania, mundësuesja e përhershme e risive për industrinë automotive në Shqipëri, vodhi vëmendjen në Edicionin e Dytë të “Automotive Fair Albania” duke prezantuar të shumëpriturin Volkswagen ID.Buzz.
Gjatë aktivitetit morën pjesë të ftuar të shquar, përfshirë kryebashkiakun e Tiranës Z. Erion Veliaj, Ministria e Sipërmarrjes znj. Delina Brahimaj dhe Drejtori i Përgjithshëm i Sigurisë dhe Transportit Rrugor Z. Blendi Gonxhe, të cilët zbuluan me entuziazëm modelin e ri duke u bërë pjesë e një momenti historik, pasi Volkswagen ID.Buzz përfaqëson kulmin e lëvizshmërisë elektrike duke kombinuar dizajnin ikonik të paraardhësit legjendar VW Microbus nën moton “Stay Retro, Go Electric”.
“Teknologjia e fundit, qasja drejt zero emetimeve, brendësia e saj e bollshme, zgjidhjet inovative dhe performanca e jashtëzakonshme e bëjnë Volkswagen ID.Buzz një zgjedhje bindëse për shqiptarët që kërkojnë përvoja të paharrueshme drejtimi, me familjen apo grupe të ndryshme miqsh”- është shprehur Menaxheri i Markës Volkswagen, Elion Gjoka.
Në një deklaratë për median tonë Z. Gentian Bushati, Drejtori i Përgjithshëm i Porsche Albania, shprehu entuziazmin e tij, duke thënë se Porsche Albania e konsideron edicionin e dytë të “Automotive Fair Albania” dhe pjesëmarrjen e Porsche si një vazhdimësi e një tradite për industrinë, por edhe mundësi shumë e mirë promovimi të modeleve më të fundit e për të qenë sa më pranë audiencës së gjerë me misionin tonë për të promovuar risi në transportin e qëndrueshëm dhe miqësor ndaj mjedisit.
Porsche Albania ishte prezente në panair edhe me markën e saj të suksesshme të makinave të përdorura “Das WeltAuto” dhe aplikacionin “Makina Ime”, i cili është aplikacioni i parë dhe më i përdorur në Shqipëri, në të cilin gjendet çdo gjë rreth lëvizshmërisë dhe së bashku me Porsche Leasing krijojnë ekosistemin e duhur “one-stop-shop” për nevojat dhe kërkesat e drejtuesëve shqiptarë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al